Një aksident ka ndodhur pas mesnate në zonën e Bllokut në Tiranë.
I plagosur mbeti një i ri i cili po ecte me motor.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca që ka transportuar të lënduarin në spital.
Fatmirësisht i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.