Aksident në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët po transportohen drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej shoferëve të përfshirë. Gjithashtu një ndër shkaqet e këtij aksidenti është dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Apeli refuzon kërkesën e Agim Ademit për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak

Story i radhës

Modelja e zhveshur bie për vdekje në mënyrë misterioze nga apartamenti i biznesmenit në Buenos Aires

Të fundit nga