Kërkojnë vazhdim të licencës së terminalit doganor

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës.

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Uashington, 3 vjeçarja vritet nga një plumb qorr

Story i radhës

Alba pozon sipër kalit

Të fundit nga