aksident ne aksin maqellare peshkopi nene e bir nisen me urgjence drejt tiranes 6ab000efb7333

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 20, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.

Mësohet se në automjet udhëtonte një familje nga Kukësi, nënë e bir.

Të dy kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë nisur drejt Tiranës me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kupchan aktgjykimi ndaj thacit nuk pritet te ndryshoje poziten nderkombetare te kosoves 6ab00093b9330
Lajmi i mëparshëm

Kupchan: Aktgjykimi ndaj Thaçit nuk pritet të ndryshojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës​​

duhet te sillen mire trump paralajmeron iranin ose marreveshje ose do tju shkaterrojme 6ab00154d4088
Lajmi i radhës

​“Duhet të sillen mirë”, Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

Të fundit nga

ShkoLartë