Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Land Rover-i” përplaset me automjetin e policisë

1 minut lexim

Një aksident automobilisti është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Levan Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Land Rover” është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda” rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 punonjës të Policisë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëmtimet, gjyqi me të vëllanë e tani edhe dopingu, Pogba rrezikon dy vite pezullim

Story i radhës

Qendra e Studentëve hap konkursin për pranim në konvikte dhe mensë

Të fundit nga