aksident ne aksin berat dimal makina perplas bicikleten dhe kembesoren humb jeten 63 vjecari 6ae094bc1101f

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari

October 27, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Berat-Dimal. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moravë, ku si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 ku një automjet është përplasur me biçikletën që drejtohej nga 63-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

“Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetet perplasen per mosraportimin e kryetares se autoritetit te konkurrences 6ae094642dae6
Lajmi i mëparshëm

​Deputetët përplasen për mosraportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

alarm ne aviacionin evropian 3 ne 4 pilote i ze gjumi gjate fluturimit 6ae094c0cc558
Lajmi i radhës

Alarm në aviacionin evropian, 3 në 4 pilotë i zë gjumi gjatë fluturimit

Të fundit nga

ShkoLartë