Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Aerodrom, njofton 24 Info.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardeve “Serbia” dhe “Brigada e Tretë Maqedonase”.
Aksidenti është raportuar në polici në orën 13:30, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona, dy shoferë dhe një bashkudhëtar i motoçiklistit.
Sipas MPB-së, të lënduarit janë transferuar në Spitalin “Naum Ohridski” dhe në Kompleksin e klinikave për ndihmë mjekësore.