Aksident i rëndë në Radishan të Shkupit, një i vdekur

1 minut lexim

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në qarkoren rreth Shkupit, në hyrjen e vendbanimit Radishani.

Në këtë aksident kanë marrë pjesë një veturë dhe motor. Informacionet e para janë se personi shoqërues në motor ka ndërruar jetë kurse personat tjerë në veturë dhe vozitësi i motorit janë dërguar për trajtim mjekësor në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë mjete të Ndihmës së shpejtë dhe polcisë për të siguruar vendin dhe sigurinë e qytetarëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaban Sinani: Shumë urime për gazetën “Bota sot”, përcjellin sportin në përgjithësi

Story i radhës

Gani Kosumi, gazetari i mirënjohur: Urime “Bota sot”, njëra ndër gazetat më prestigjioze

Të fundit nga