Gani Kosumi, gazetari i mirënjohur: Urime “Bota sot”, njëra ndër gazetat më prestigjioze

Gazetari i mirënjohur dhe redaktori shumëvjeçar në Radio Kosovë, Gani Kosumi, tani në pension, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kosumi, gazetari sportiv që kontriboi shumë dhe po kontribon për sportin në përgjithësi, sidomos nuk u ndal asnjëherë në kohën e gjeneratës së sakrificës, gazetar në RTSH në vitet më të vështira (në kohën e okupimit), tha se “Bota sot” është e pranishme në të gjitha mjediset. 

“Urime 27 vjetori i gazetës “Bota sot”.

Njëra ndër gazetat më prestigjioze Bota sot po kremton 27 vjetorin e punës së suksesshme. Gjatë punës dhe veprimtarisë së saj ajo ishte një dritare e informimit për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte prezent në të gjitha mjediset e në veçanti në vendet ku gjendej mërgata jonë. Krahas lëmive të tjera, ajo bëri shumë në informimin e sportit të Kosovës.

Që nga koha e Pavarësimit të sportit të Kosovës e deri më sot ishte një dritare e hapur për sportin vendor duke pasqyrua sukseset e sportistëve tanë, por edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi ata gjatë zhvillimit.

Në këtë drejtim një kontribut të veçantë ka dhënë kolegu ynë i nderuar, Kemajl Goca, por edhe gazetarët e tjerë të cilët kanë kontribua në këtë drejtim.

Urojmë gjithë kolektivin e gazetës ’Bota sot’, këtë përvjetor dhe të vazhdojë misionin e shenjtë për informim të drejtë”, uron Kosumi,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në Radishan të Shkupit, një i vdekur

Story i radhës

Banorët e fshatit Shtiqen “mbushin” spitalin e Kukësit, dyshohet për helmim nga uji

Të fundit nga