Një aksidenti rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçws, ku drejtuesi i një mjeti tip “Opel” me iniciale R.K., ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, duke goditur më pas të birin e tij.
6-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në kujdes intensive.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.