aksident i rende ne balldre torovice motoristi perplaset me murin plagoset edhe pasagjerja shtatzene 69e00482637b1

Aksident i rëndë në Balldre-Torovicë/ Motoristi përplaset me murin, plagoset edhe pasagjerja shtatzënë

April 15, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në aksin Balldre–Torovicë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta.

Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë. Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trend shqetesues ne kosove shkurorezimet rriten ndjeshem ne shkurt 69e00375352da
Lajmi i mëparshëm

Trend shqetësues në Kosovë, shkurorëzimet rriten ndjeshëm në shkurt

aktorja franceze nadia fares ne koma te induktuar pas incidentit ne pishine 69e005f77faea
Lajmi i radhës

Aktorja franceze Nadia Fares në koma të induktuar pas incidentit në pishinë

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë