trend shqetesues ne kosove shkurorezimet rriten ndjeshem ne shkurt 69e00375352da

Trend shqetësues në Kosovë, shkurorëzimet rriten ndjeshëm në shkurt

April 15, 2026
1 minut lexim

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i shkurorëzimeve në vend ka shënuar rritje gjatë muajit shkurt.

Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 135 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një rritje prej rreth 53.4% krahasuar me muajin janar.

Në janar janë evidentuar 88 raste të çifteve që i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndërsa ky numër është rritur dukshëm në shkurt, duke treguar një trend në rritje të ndarjeve bashkëshortore.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Prizreni kryeson me 19 raste të shkurorëzimeve, pasuar nga Gjakova me 11 raste, Ferizaj me 10 raste dhe Prishtina me 9 raste.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba mohon kerkesen per zgjatje te armepushimit me iranin 69e0027f9a6e7
Lajmi i mëparshëm

SHBA mohon kërkesën për zgjatje të armëpushimit me Iranin

aksident i rende ne balldre torovice motoristi perplaset me murin plagoset edhe pasagjerja shtatzene 69e00482637b1
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Balldre-Torovicë/ Motoristi përplaset me murin, plagoset edhe pasagjerja shtatzënë

Të fundit nga

ShkoLartë