Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! Makina përfundon në kanal, dërgohet në spital shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Story i mëparshëm

Haradinaj e luti për koalicion, Abdixhiku ia kthen shkurt: Nuk do të ndodhë asnjëherë!

Story i radhës

Stefanoviç porosi për Ursula von der Leyen: Fute në ram fotografinë e Daçiç me Lavrov në Moskë dhe vare në kabinet

Të fundit nga