BDI LOGO GAZETA MK

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

October 28, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që di më së miri – mashtrimin. Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës.

I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e tha qartë: “Bilall Kasami nuk duhet të turpërohet apo të ndihet në siklet që maqedonasit në Tetovë votuan për të në raundin e parë. Tani ai duhet t’u përgjigjet atyre njerëzve, sepse ata janë mbështetësit e tij”. Kjo tregon se kush i komandon dhe kush i dirigjon.

VLEN-i e ka shitur kauzën shqiptare prej kohësh – që në vitin 2024, kur pas disfatës në zgjedhje pranuan të bëhen vasalë të VMRO-së. E njëjta histori po përsëritet edhe tani, pas humbjes së zgjedhjeve të 19 tetorit, kur ata sërish i dorëzuan komunat me shumicë shqiptare në duart e Mickoskit dhe të partisë së tij.

Por kjo gjendje nuk do të zgjasë. Më 2 nëntor, shqiptarët do të flasin qartë dhe me dinjitet – do t’i thonë JO vasalëve të VMRO-së dhe Mickoskit, duke zgjedhur rrugën e dinjitetit dhe përfaqësimit të vërtetë politik.

E për pak desh harruam një pyetje që kërkon përgjigje të sinqertë: Pse hoqët dorë nga mbështetja e kandidatit Haqim Ramadani në Bërvenicë?

 

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

image 201
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Sadikun

bdi ne punojme per shqiptari 6900bdf37a707
Lajmi i radhës

BDI: Ne punojmë për shqiptari

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë