Akademiku Shaban Sinani dhe paratë e Iranit te Akademia e Shkencave e Shqipërisë

min lexim

Që ASH më së shumti është një institucion ideologjik i Serbisë në Tiranë, kjo duket në “shkencën” që ka bërë ASH-ja për të vërtetuar se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe në gjithë heshtjen që ka mbajtur kjo akademi për të dokumentuar krimet historike të Serbisë mbi shqiptarët.

Mjafton të kujtojmë se gjatë gjenocidit të fundit serb mbi shqiptarët më 1999 nga ASH e Tiranës nuk doli asnjë notë e shkruar të dënonte gjenocidin serb!

Që ASH të vihej edhe në shërbim të Iranit, kjo shumëkujt mund ti duket si fantazi, por faktet janë kokëforta dhe të pamohueshme.

Njeriu kyç që ka bërë lidhjen e ASH-së me paratë iraniane shfaqet z. Shaban Sinani, dikur kryeredaktor e drejtues i revistës “Perla”, që sponsorizohej e gjitha nga fondacioni iranian “SAADI SHIRAZI” me kryetar z. Shahruz Falahatpisheh dhe për dhjetë vjet botoi në çdo numër të saj huazimet perse në gjuhën shqipe!

Që Shaban Sinani nuk ka lidhje me shkencën, kjo vërtetohet nga mungesa e ndonjë zbulimi shkencor të dokumentuar të tij, por kjo nuk e pengoi atë që nga sekretar personal i Ramiz Alisë, një ditë të gdhihet anëtar i ASH-së të Tiranës.

Se nga i erdhi mbështetja për tu bërë anëtar i ASH-së këtij njeriu të errët e të mistershëm, që për punë shkencore kishte vetëm sulmin 10 vjeçar kundër identitetit të shqipes, duke botuar si huazime të shqipes nga persishtja, fjalë të pastra të shqipes e me etimologji të pastër në shqip, mbetet një mister që mbase e ardhmja mund ta zbardhë. Porse paratë e fondacionit iranian në xhepat e Shaban Sinanit për më shumë se dhjetë vjet flasin qartë.

Kur është puna për të sulmuar gjuhën shqipe e për ta shkombëtarizuar atë, monstrave akademike të ASH-së iu duhen së pari kartëmonedha e mandej referenca për të qenë në rregull me rregullin shkencor dhe kështu Shaban Sinani merr për referencë një fjalor huazimesh (me 4500 fjalë) të shqipes nga persishtja të Tahir Dizdarit, i cili nuk ka qenë as gjuhëtar dhe fjalori i tij nuk mbështetet e nuk njeh asnjë parim shkencor për të përcaktuar etnicitetin gjuhësor të fjalës. Tahir Dizdari thjesht ishte një amator dhe në asnjë rrethanë ai nuk mund të merrej për referencë shkencore nga një institucion shkencor e aq më tepër nga një akademi shkencash.

Në çdo rrethanë, kur shqipen duan medoemos ta sjellin si gjuhë me 100% fjalor të huaj, dikujt i hynte në punë një autor fantazëm dhe një fjalor huazimesh i tij ku shqipes ti tjetërsohen rreth 5000 fjalë paçka se autori nuk ka studiuar gjuhësi dhe nuk njeh aspak ndonjë metodë shkencore që përcakton origjinën dhe prejardhjen e fjalës.

Që ky fjalor amatoresk i Tahir Dizdarit të konfirmohej e shugurohej “si shkencor” duhej firma e ca akademikëve të tjerë dhe si asnjëherë tjetër në historinë e një botimi, në botimin e fjalorit të Dizdarit 2005 janë dy parathënie e pesë pasthënie të pesë profesorëve të njohur dhe akademikë të gjuhës, prej të cilëve nuk është marrë në diskutim shkencor asnjë fjalë e fjalorit të Dizdarit dhe vetëm sa e kanë himnizuar atë si shkencor!

Vetëm paratë iraniane mund të mblidhnin kaq shumë akademikë për ti bërë hosana një fjalori pa asnjë pretendim shkencor. Për të qenë korrekt, më duhet të jap këtu emrat e akademikëve dhe profesorëve që me parathëniet e pasthëniet e tyre në fjalorin e T. Dizdarit shitën identitetin gjuhësor të 4500 fjalëve të shqipes duke i pagëzuar ato si perse dhe ata janë:

Shaban Demiraj, Emil Lafe, Jup Kastrati, Shaban Sinani e Feti Mehdiu si dhe vetë sponsorizuesi iranian Shahruz Falahatpisheh.

Të njëjtën “metodë shkencore” për të shkombëtarizuar çdo fjalë të gjuhës shqipe ka përdorur edhe Eqrem Çabeji, kur merr si referencë shkencore një autor si Miklosiçi, i cili nuk ka motivuar etimologjikisht asnjë fjalë të fjalorit të shqipes dhe vetëm sa i ndan fjalët e shqipes në grupe, që sipas tij janë të prejardhura nga latinishtja, greqishtja, turqishtja, persishtja etj., pa bërë qoftë edhe një argumentim të saktë shkencor edhe për një fjalë të vetme. Po Çabeji merr në konsideratë dhe si referencë shkencore fjalorin e Dizdarit, kur i duhet për të shkombëtarizuar gjuhën shqipe dhe nuk i bën përshtypje se Dizdari nuk ka qenë as gjuhëtar dhe as ka pretenduar të ketë qenë etimolog e ky fakt hedh në erë për procedurë vet etimologjitë e Çabejit.

Ndikimi dhe mbështetja e parave iraniane arritën të bëjnë bashkë akademikët e ASH-së për të konfirmuar si shkencor një fjalor e autor pa asnjë pretendim shkencor, siç është fjalori i Dizdarit dhe ai vetë. Në këtë histori të menderosur “albanologjike” e “shkencore” duhet të njihet edhe angazhimi i madh i Shaban Sinanit si organizatori i një kundërvënie ndaj gjuhës shqipe e kombit shqiptar.

Shaban Sinani duhet tu tregojë shqiptarëve se si dhe sa është paguar ai projekt me paratë e Iranit që për 10 vite botoi në shqip revistën e tyre “Perla” dhe në çdo numër të saj “persizmat” në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, Shaban Sinani duhet të tregohet transparent dhe të tregojë se sa para u paguan nga fondacioni iranian “SAADI SHIRAZI” për shtatë parathëniet e pasthëniet e akademikëve e profesorëve të ASH-së. Tek e fundit Shabani duhet ti përgjigjet pyetjes: “a ishte etimolog T. Dizdari dhe a është fjalori i tij një fjalor etimologjik dhe i përshtatshëm për tu marrë si referencë etimologjike”?

Idea pranimit të 5000 huazimeve perse në gjuhën shqipe, pa asnjë kriter shkencor, i shkon për shtat ideologjisë serbe e cila ka pretenduar e pretendon se shqiptarët nuk kanë identitet, gjuhë e fjalor të tyre. Ndaj dhe ASH-ja e ASA-ja nuk pranon si vepër shkencore asnjë studim a fjalor që pretendon e vërteton shkencërisht se shqipja është më së shumti gjuhë dhënëse e kredituese për familjen e saj i.e. të gjuhëve e kështu injorohen me konsekuencë vepra e autorë si Spiro Konda, Robert d’Angely, Petro Zheji, Niko Stilo e shumë të tjerë.

Prania në ASH e njerëzve si Shaban Sinani dëshmon se ky institucion është i mbushur me agjentë e njerëz që paguhen e punojnë kundër gjuhës shqipe e identitetit tonë kombëtar.

Zelli i Shaban Sinanit, nga pozitat e një akademiku dhe e një akademie për të botuar fjalorë e revista që zhbëjnë identitetin kombëtar shqiptar dhe ngulmimi i tij për të penguar çdo studim e autor që vërteton se shqipja është gjuhë primordiale, flet për pozicionin e tij të paracaktuar kundër interesave të çdo shqiptari e të gjithë kombit tonë.

Gazetarët e televizioneve, sidomos të atyre kombëtare, duhet ti marrin intervista të shpeshta akademikut Shaban Sinani dhe tu tregojnë shqiptarëve se si funksionon ASH-ja dhe shumë akademikë të saj me paratë iraniane dhe të të tjerave fuqive që kanë interesa të zhbëjnë kombin shqiptar.

Kombi shqiptar nuk mund të sigurojë të ardhmen e tij, kur institucionet e identitetit kombëtar si ASH e ASA (Akademia e Studimeve Albanologjike) punojnë haptas në interes të armiqve të kombit tonë dhe janë treguesi më flagrant i një pune armiqësore të provuar.

Shkombëtarizimi i fjalorit të shqipes, duke tjetërsuar etnicitetin gjuhësor të gati çdo fjale të tij, përbën krim kombëtar dhe ky krim i bërë me vulë akademikësh tregon për një strukturë kriminale të organizuar brenda ASH-së të Shqipërisë.

Heshtja, që mbajnë këto dy akademi ndaj këtyre akuzave të rënda e publike, dëfton se ato kanë qenë e janë antikombëtare.

Story i mëparshëm

Pjesa e trupit ku shfaqet më shpesh, mjekja zbulon simptomën e kolesterolit jashtëzakonisht të lartë që vërehet rrallë

Story i radhës

FTX nuk e di sa para ka dhe sa njerëz punëson

Të fundit nga