1.
Virusi i kritikës akademike, realisht është domeni që më së shumti mund ta ndihmoj “arratisjen” e kêsaj shoqërie nga klishet e marrëzisê dhe obskurantizmit . Ngase, ata me dioptrinë e tyre largëpamëse, realisht (apo të paktën do të duhej!) i “detektojnë” më lehtë, si rreziqet, ashtu edhe profitet eventuale të shtetit dhe kombit. Por, kur kjo “dioptri” sociale, vjen nga një institucion që (buxhetit tonë, i kushton me 1 milion€ në vit!!!) pêrzgjodhi sivjet, kandidat dhe anëtarë që gjatë gjithë jetës së vetë shkruan vetëm broçkulla studime, pra “dijetar” me prejardhje krahinore, partiake dhe sish ideologjike, e jo sish, të domenit të meritokracisë shkencore, atëherë rezervimi publik, për një dioptri dhe skanim të tillë kuturu, bëhet kogja problematik dhe interesant…
2.
Akademia e revolucionit teknologjik (për dallim nga akademia obskurante e mesjetës!), pra, e globalizimit, do të duhej në të vërtetë mësohej të afishoj adresime të sakta, të thukëta dhe të qarta, në targetin e saj sociopolitik, e jo të humbëroj në adresa asnjenjëse! Sepse, êshtê e njohur që afishimi i adresimeve të pasakta nuk sjell asgjë të re, nuk promovon asgjë kreative, dhe nuk mundëson asgjë domethënëse në shoqëritë e tranzicionit! Kritika (anipse, qëllimëmirë dhe me një zë në tentativë; më ndryshe!) ndajë çdo gjëje…do ishte vërtetë kritikë e mirêfillët dhe e sinqert, sikur; adresimi të ishte me “emër dhe mbiemër” (pra; adresë të saktë) dhe sikur krahas kritikës të ofrohej edhe alternativa, apo zgjidhja oponente për gjithë këtë; amulli, gjendjeje dhe kolapsim në shoqërinë gjithëshqiptare.
3.
Andaj kritika (përkundër qëllimit fisnik, që e ka padyshim porositësi!) pa adresim, dhe pa alternativë, në fakt, lë përshtypje se sikur kjo kritikë, në fakt, duhet të mbetet detyrimisht, brenda suazave dhe standardit të kësaj ngrehine intelektuale! Por, duke marr parasysh që ngrehina e akademisë sonë, nuk drejtohet nga dija dhe meritokracia intelektuale, por, nga ngjyra e senilizmit, dhe teket klanore dhe paradigmat partiake, atëherë, nuk ka si të marrim pergjigje dhe alternativa “ndëshkuese” për gjendjen e mjeruar në këtë pellgun e publikut të injektuar me dozat e injorancês mazohiste dhe paditurinë pasionante, të po këtij soji akademikëve që i kemi ne! Kjo gardë pleqësh akademikësh të senilizuar shqiptar, që i kanë haram edhe pagat nga tatimpaguesit kosovar, do mbetet gjithënjë (deri sa të ua marr Zoti shpirtin!) vetëm një mimezis (kopje e kopjes) i akademisë aristoteliane! Sepse, thjesht, s’jonë kërrkah bre! Vaksinat e tyre mendore, janë të përkohshme, tê afatazuara, dhe shumë virusale.
Akademikët kosovarë (po edhe ata të Shqipërisë që hiq s’dua t’i lirojë nga amnestia publike!) si një gardë pleqësh të senilizuar në vend që me idetë, konceptet, vizionet, sygjerimet dhe rekomandimet e tyre etike e profesionale, ta ndihmojnë procesin e integrimeve të dy shteteteve tona në organizatat kredibile rajonale, ato kontinentale e globale, ata po kënaqen dhe fatëpajtohen ekskluzivisht me statuset e(pamerituara padyshim!) me pagat e tyre të majme dhe të benificuara kryesisht nga politikanët e devalvuar…!