Ajo që të tjerët nuk shohin sipas shenjës suaj të horoskopit

min lexim

Akrepët janë seksi, Demët janë kokëfortë dhe lista vazhdon kur bëhet fjalë për karakteristikat e shenjave të horoskopit, por secila prej tyre ka edhe një anë tjetër, që jo të gjithë e shohin e me siguri do na jepni shumë të drejtë kur t’i lexoni më poshtë.

Dashi – Thonë se janë agresivë, por në fakt kanë një anë të butë, romantike që rrallëkush e sheh. Kur dashurojnë, dashurojnë fort dhe bëjnë gjithçka për partnerin e tyre.

Demi – Thonë se janë kokëfortë dhe të ashpër, por në fakt dinë të jenë edhe moskokëçarës dhe spontantë. Janë të përqëndruar dhe dinë si të jetojnë momentin.

Binjakët – Thonë se janë “me dy fytyra”, por në fakt ata bëjnë gjithçka për njerëzit e dashur. Vënë miqtë para vetes dhe nevojave të tyre. Një BFF i vërtetë!

Gaforrja – Thonë se bëjnë shumë pas shtëpisë, por në fakt edhe Gaforret e dashurojnë punën dhe punojnë fort. Janë gjithmonë gati të ndajnë aftësitë e tyre.

Luani – Thonë se janë egoist, por në fakt janë dhe shumë bujarë dhe bëjnë shumë për njerëzit në nevojë. Kanë karakter të fortë, por edhe një zemër të madhe.

Virgjëresha – Thonë se janë të duruar dhe të qetë, por mos e sprovoni durimin e tyre sepse kur arrin aty ku nuk mban më, edhe ata marrin flakë.

Peshorja – Thonë se dinë të ruajnë ekuilibrat, por ndonjëherë edhe Peshoret janë kokëfortë dhe duan t’u dalë e tyrja. Duan të dëgjohen, pavarësisht çdo gjëje.

Akrepi – Thonë se janë të zymtë, por jo të gjithë e shohin anën e tyre të ëmbël. Njerëzit surprizohen kur zbulojnë anën tuaj të qetë.

Shigjetari – Thonë se janë aventurierë, por kanë edhe një anë tjetër ëndërrimtare. Me njerëzit e duhur shprehin ndjenjat dhe imagjinatën e tyre.

Bricjapi – Thonë se janë të dhënë pas punës, por jo të gjithë e kanë parë anën gazmore të tyre. Ata dinë si t’i bëjnë kolegët të qeshin me sarkazmën e tyre.

Ujori – Thonë se e jetojnë jetën pa rregulla, por edhe ata dinë të jenë konkurrues dhe të pamëshirshëm. Megjithatë këtë anë të tyre jo të gjithë e kanë parë.

Peshqit – Thonë se janë intuitivë, ëndërrimtarë, por kanë edhe një anë analitike. I shohin çështjet me kujdes përpara se të vendosin dhe i kuptojnë situatat në një nivel më të thellë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thirrja e Papa Françeskut: Të ndalojmë luftën para se të fshijë njerëzimin nga historia

Story i radhës

Fazliji e vlerëson speciale sfidën me Zvicrën 

Të fundit nga