“Ajo kërkon të bëjë çifte me zor”/ Fituesi i Big Brother shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Për të nuk më rr**et fare

February 1, 2022
min lexim

Fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaid Kaloti është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale duke komentuar ngjarjet dhe dinamikat me banorët e këtij sezoni.

Së fundmi ai po zhvillonte një video live në rrjetin social Tik-Tok së bashku me ish-banorët Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, dhe ish-fituesin e Big Brother 8, Vesel Kurishaj. Gjatë bisedës Anaid Kloti ka folur rreth moderatores së programit Arbana Osmanit.

Ai u shpreh se ajo “kërkon të bëjë çifte me zor” dhe të krijojë trauma në familje. Ish-banori shtoi se moderatoja nuk dërgon të vërtetën në shtëpi, duke e lidhur deklaratën me shumë ngjarje të ndodhura brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

 “Në qoftë se mua Arbana nuk më sheh dot me sy, që unë kam dhënë 100 ditë nga jeta ime në atë shtëpi dhe kam shkuar në Top Channel sa herë që më kanë thirrut me makinën time, me shpenzimet e mija, unë këtë nuk ia quaj si atribut Arbanës, ia quaj Top Channelit. Mua për Arbanën nuk më rr***t fare, më kupton, se Arbana kërkon të bëjë çifte me zor, unë nuk jam mësuar të bëj çifte me zor, dhe as të ndaj çifte me zor për ti çuar njerëzit me trauma në shtëpi.  Nëse do ta dish unë jam mësuar duke ju çuar njerëzve në shtëpi aq gëzim sa kam mundësi. Kur nuk kam mundësi të çoj gëzim, çoj të vërtetën. Arbana Osmani nuk dërgon të vërtetën,” u shpreh ai gjatë bisedës.

Kujtojmë se edhe pak kohë më parë ish-banori është shprehur i revoltuar ndaj moderatores në lidhje me situatën e krijuar në ditën e lindjes së Bora Zemanit, ku ai i dërgoi tre parashuta aktorit Donald Veshaj.  Gjatë spektaklit Arbana Osmani shprehu se përsonat të cilët kanë dërguar parashutën do të mbanin përgjegjësi për këtë gjest.

Nga ana tjetër Anaidi u shpreh në një intervistë se Arbana është thjesht moderatorja e “BBV” dhe e ironizoi atë duke thënë se i pëlqen te hajë ndonjë darkë me banorët brenda shtëpisë por ajo nuk është as drejtore dhe as president e “Top Channel”-it dhe nëse do të mbanin përgjegjesi për diçka të tillë ai do të kishte një marrëdhënie me Vjollca Hoxhën apo juristin e televizionit.

“Arbana Osmani është moderatorja në “Top Channel”, pavarësisht se ka qejf të hyjë në shtëpinë e “Big Brother Vip” të hajë ndonjë darkë me banorët prap mbetet moderatorja e spektaklit. Nuk është as drejtore as president.  Në qoftë se do të mbanim ndonjë përgjegjësi do të kishim marrëdhënie të drejtë për drejta me Vjollca Hoxhen dhe juristen e televizionit.”

Image

Anaid Kaloti dhe Arbana Osmani

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

CNN jep alarmin: A i mban Putin të gjitha kartat? Luftën e Dytë të Ftohtë do ta kthejë në një…

Story i radhës

Beqiraj prezantohet të skuadra e re! Camaj: Jemi shumë të kënaqur

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë