Ajax duket se nuk e ka ndërmend që të ndahet nga sulmuesi i tyre!
Ajaxi ka bërë sensacion sonte pasi që ka refuzuar ofertën e fundit të Manchester United.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano ata e kanë refuzuar edhe ofertën e fundit të Djajve të kuq.
“Marrëveshja për Antony. Ajaxi e ka bërë shumë të vështirë por Manchester United janë ende të interesuar që të nënshkruajnë më të. Ajax insiston se nuk dëshirojnë të negociojnë për këtë çështje- por Antony është i zhgënjyer dhe do të tentojë që ta shtyjë përpara një transferim”, ka shkruar Romano.
Erik ten Hag e ka synim kryesor atë gjatë kësaj kohe dhe synon ta sjellin atë në skuadër.
Disa raporte kanë thënë se Ajax mund të binden, vetëm nëse në derën e tyre troket një ofertë mbi 100 milionë euro.