Linja ajrore Air France njoftoi sot se nga mesi i vitit të ardhshëm do të rrisë pagat e të gjitha kategorive të stafit me gjithsej pesë për qind dhe do t’u paguajë punonjësve një bonus prej 1000 euro.
Rritja e parë prej 2.5 për qind duhet të jetë në muajin nëntor. Kompania franceze ka njoftuar një rritje të pagave përpara negociatave të pagave të vitit të ardhshëm.
Masat janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të ndihmuar punëtorët të përballen me inflacionin e lartë, tha kompania.
Pagat do të rriten me dy për qind në nëntor, më pas 2.5 për qind në shkurt dhe një rritje shtesë 0.5 për qind do të propozohet në bisedimet për pagat në maj.