Ai ishte “çeçua” që ta jepte në lulet të ballit …e jo Qemal Lame, që i ka plasur dhe delli i ballit !

min lexim

Nuk është aspak për tu çuditur, që përse Qemal Lame nga një funksionar i shtetit të proletariatit e ktheu pllakën dhe u bë një sahan lëpirës i letyrave që i hedh borgjezia e re shqiptare. Në fund të fundit të dy ja kanë nevojën njeri tjetrit, sepse kjo borgjezi nuk vjen dhe kurrë s’mund të vinte nga revolucionarët e vërtetë që çliruan dhe ndërtuan Shqipërinë, por vjen nga soji dhe sorollopi i degjenerimit të pjesës më të shëmtuar të PPSH-se, asaj e cila kishte kohe që i ishte futur rrugës së tradhtisë. Qemali i djeshëm, i duhet kapitalizmit të sotëm shqiptar për ta anatemuar socializmin, komunistet e vërtete, klasën punëtore dhe shoqërinë shqiptare te asaj kohe dhe nga frika që e pat zënë se mos një ditë do t’i ktheheshin ata të cilët i ishin kundërvënë pushtetit të popullit, apo familjet e atyre që ai dikur i pat venë në bangën e të akuzuarve, sikurse nga ana tjetër, Qemali i sotëm i duhet një pjese të “masmedias” për tu mbushur mendjen reaksionarëve të djeshëm dhe llumit të sotëm, se ai(Qemali) ka qenë me kohë një “disident i heshtur” dhe kundër regjimit, por ja që nuk ja mbante dhe i dridheshin këmbët para Enverit. Që i dridheshin këmbët para tij këtë e besoj, sikurse mund të besoj se njerëz të këtij kallëpi dhe mund të pshurrnin nga frika sepse janë tipa që i përshtaten thënies: Erdhi mbreti?…Atëhere : Rroftë mbreti ! Iku mbreti? Në djall dhe poshtë mbreti ! Çudi e madhe me këta nëpunësit burokratë, sepse Enveri rrinte i gëzuar e këmbëkryq mes popullit dhe populli bashkë me të kuvendonte aq lirshëm e aq çiltërsisht sa rrallë mund të gjeje udhëheqës kaq popullor në botë.Ka kohë që ky biçim surrati thirret nga “Klani” ballist i derivateve të beut Neki Starova, i cili gjithë entuziazëm e kanalizon bisedën te mëkatet e komunizmit madje deri te përfaqësuesi më në zë i tij Enver .Hoxha etj..etj. Sigurisht që për nga natyra e punës e sektorit të hetuesisë e sidomos në periudhën më inkandeshente atë të komplotit të grupit puçist, fjala dhe e një hetuesi të zakonshëm përpara ekranit të TV, do të ndiqej me kërshëri, sikurse për hir të së vërtetës kështu u ndoq dhe Qemali i ndarë në dy pjesë, në dy kohë , në dy pushtete dhe në dy gjysma “qemalër” ose më saktë në dy gjysmakër. I çoroditur sa s’ka ku të vejë, me përgjigjet e tij kontraditore, duke harruar ky palo “birbo” se çfarë ka deklaruar më parë po me gojën e vet në ekranet televizive, për ironi të teleshikuesve qëndron si një manikin plastik apo buratin me telekomandë. Aq i paqartë është në mendimet e tij sa që ai hera herës hesht sikur mendohet “ta thotë… apo mos ta thotë” teksa në fakt nuk është ashtu. Ai mendon se si e në çfarë mënyre duhet të gënjejë publikun. Frikacaku, i cili i pati mbushur poturet plotë, ashtu si dikur ballistët në pragun e çlirimit 1944, ashtu dhe ai në vitin 92 ja mbathi nga Shqipëria duke kërkuar azil politik, azil ky që ju dha nga Gjermania ( arratisje politike) dhe jo largim me valixhen e emigrantit të varfër që largohet për bukën e gojës.. Mos vallë deri në ato vite, nisur nga karakteri i tij, Qemali, mendoi se tashmë që në pushtet erdhën ata që ne kishim përmbysur, mua fakirin, do më pijë e zeza, sepse jam objektiv në shënjestrën e hakmarrjes klasore? Dhe për të “vërtetuar” se Qemali në fakt, ka qenë kundër disa praktikave në fund të fundit pse jo dhe kundër vijës, të punës në sektorin e tij të hetuesisë apo dhe kundër mendimeve subjektiviste të Enverit i cili dëshironte arrestimin e Kadaresë, (apo pse jo se dhe grupe puciste nuk ka pasur, sipas tij !!!..), por kanë qenë sajesa të mendjes së “diktatorit”etj si këto i ftuari i ekranit “Klan”. Me këtë rast Qemali, kërkon të marrë kartën e pafajësisë jo vetëm nga individë të caktuar dhe familjet e tyre, por dhe nga klasa politike aktuale në pushtet e jashtë saj.Kështu që me historitë e sajimit të dosjeve, hedh në tregun mediatik të vjellat e tij të gëlltitura nga një lugë me supë të helmët, për të çoroditur por dhe për të helmuar ndërgjegjen e njerëzve. Dikur ky klloun të cilit dhe në ekran duket sikur i ka ikur gjaku nga fytyra si e lyer me llak marangozesh, ka deklaruar se nuk ka patur grup pucist, por më vonë indirekt ai e pranon atë pa dashjen e tij, e pranon kur drejtuesi i emisionit e pyet nëse ishte vrasje apo vetëvrasje akti i M. Shehut. Qemali, i jep mendimin e tij prej”experti” se nuk ishte vetëvrasje por vrasje. Po kush e vrau Mehmetin?…Dhe Qemali le të kuptohet se e ka vrarë Kadriu. Po mirë or Qemal, po Kadriu përse do e vriste, ja e supozojmë për karrierë, po si është e mundur që Mehmeti shkroi dhe një letër me disa faqe drejtuar Enver Hoxhës dhe nga analizat daktiloskopike letra është autentike e Mehmetit, ju këto përse nuk i thoni. Ju thoni se nuk ju ka rënë në dorë materiali sekret që kompromentonte M. Shehun si agjent britanik me pseudonimin “BAB 008”, po si i bëhet kur vet ambasadori amerikan Withers e ka deklaruar shkurt: Po M. Shehu ka qenë në shërbimin tonë”, madje këtë gjë e ka deklaruar në gjyq dhe vet Fiqirete Shehu. Nëse ju thoni se Mehmetin e vranë atëherë duhet të arrestoheshin të gjithë ekspertët e kriminalistikes dhe mjekësisë ligjore të cilët në mënyrë unanime kanë firmosur raportin duke e cilësuar vetëvrasje. Nëse nuk kishte grup puçist dhe ti firmose aktet e fundit të mbylljes së hetimeve, duke i nxjerrë padrejtësisht fajtorë atëherë duhet të dënohesh ti madje dhe sot të dënohesh nuk është aspak vonë, sepse kemi të bëjmë me një krim personal nga një njeri i veshur me pushtet që me veprimet e tij ka marrë padrejtësisht jetë njerzish. Pra nga ana jote kemi të bëjmë me dosje dhe dëshmi të sajuara nga ti dhe ekipi yt.. Pse nuk i the Enverit që nuk janë fajtorë, sikurse bëre dhe me Kadarenë?! Nuk paskish në këtë ekip një njeri të ndershëm profesionalisht i cili të deklaronte të kundërtën, pra të vërtetën shkencore, mbi bazën e analizave të sakta të vërteta e të pakundërshtueshme? Hipoteza e juaj është e qëllimshme dhe gjithë opinionin tuaj e ngrini mbi bazë hamendësie si në filmat fantastiko shkencorë për fëmijët adoleshentë, duke e kanalizuar problemin me rëndësi kapitale, si një luftë bërrylash në Byronë politike se kush do t’i zinte poltronin e vendit dhe zyrën e Enverit mbas vdekjes. Ja e supozojmë se ishte ashtu, po ç’lidhje na paska kjo ,me ndienjën e karrierizmit të dy- tre personave në byro. Çudi e madhe që në kohën kur dy – tre ant.. të byrosë ëndërronin poste vjen e futet nëndetësja amerikane në Gjiri e Vlorës, gati, gati 2 muaj para vetëvrasjes së Mehmetit në prag të Kongresit të 8 PPSH- se dhe mbas gjithë këtyre, si shpjegohet që në fundin e shtatorit 1982 vjen Xh. Mustafa me porosi të amerikanëve të vriste Enver Hoxhën? Si shpjegohet që luftanijet amerikane prej vitit 1981- 82 shkonin e vinin nëpër Adriatik deri në portet jugosllave? Këto janë fakte dhe deduksione logjike dhe jo hamendësi si ato të tuat, që nga lepur që të dridheshin këmbët u bëre trim dhe një ditë të bukur the : Le të bëhet ç’të bëhet, qoftë dhe sikur ta paguaj me jetën time unë do e mbroj I. Kadarenë, sepse duhet të mbroj figurën dhe reputacionin e Enverit, ngaqë Ismaili e ka lartësuar artistikisht figurën e udhëheqësit në atë shkall,ë sa që po të arrestohej Kadareja , do i hiqnin dhe librin nga qarkullimi dhe për rrjedhojë ulej dhe figura e Enverit. Shumë e djallëzuar duket deri në kufijtë e pa besueshmërisë, sepse ishte po ai Enver që poemën e Kadaresë ” Në mesdite u mblodh byroja politike” ( që mbas vdekjes së tij ja ndërruan titullin duke e quajtur enkas “Pashallarët e kuq”) ai,pra Enveri kërkoi të hiqej nga qarkullimi. E dini ju Lame se pse? Enveri e hoqi, sepse nuk kishte nevoje për kult individi, sepse ne këtë poeme ( nëse e ke lexuar)i thurej himne Enverit dhe ngrihej ai në piedestalin djallëzor prej servili sikur ai të ishte “njëshi” pra “ koka e zeusit”….dhe që po të mos ishte ai, Partine e mori lumi pra në poemë del se Partinë e formon dhe shpeton njëshi. Vlera artistike e poemës nuk mund të mohoet, por eshte antifilozofike anti dialektike. Enveri ishte kundër rolit kryesor dhe përcaktues të “ njëshit të partisë”, sepse ishte për rolin e masës së gjerë të të gjithë komunistëve te ndershëm dhe organizatave revolucionare me komunistë të vërtetë. Por Kadare lajkatari donte të “ fitonte pikë” para Enverit me vargjet që thuri, por tregoi se ishte i paditur në fushën e filozofisë dhe rolin e individit në histori.. Kadareja dhe mund të ketë pat dijen apo me intuitën e njeriut që ka mizën në kësulë të ketë kuptuar diçka ndaj dhe ai me ndërgjegjie të plotë i shkroi Enverit letër denoncuese për motrën e tij që fliste mbarë e prapësht, ku ai ( me partishmëri të lartë) ja numëron gjithë mëkatet e saj anti socialiste. Përse e bënte Kadareja këtë? Sepse dhe ai ishte si puna e juaj frikacak i madh dhe për të shpëtuar lëkurën e tij denoncoi të motrën. Faktet e më vonëshme sidomos mbas viteve 90-të të “komunistit” Kadare vërtetojnë katërcipërisht idetë e tij kundër-revolucionare që janë si dy pika uji me të tuat. Ato tregojnë nga njëra anë servilizmin e pështirë, për t’ju përshtatur çdo lloj situate që mund të krijojë ndërrimi i pushteteve dhe nga ana tjetër metamorfozën e shpirtit tuaj të pashpirt. Ka patur si puna e juaj me dhjetëra e qindra militantë funksionarë partie e pushteti njerëz të ndershëm që detyrat i realizonin me përkushtim të plotë dhe të papajtueshëm me armikun . Ata qëndruan në atdheun e tyre duke marrë parasysh dhe pasojat. Disa i vuajtën dhe me burgime sikurse tre herë dënuari me vdekje Shefqet Peç labëria të cili ishte e mbeti në betejë komandant, i cili me nagant në dorë syri nuk ju drodh nga Kuçi në Vishegrad ( dy herë i dënuar me vdekje nga nazi – fashistët, herën e tretë nga neofashistet berishianë të cilët e morën me barele dhe e çuan në burg deri sa atje vdiq si një lapidar në burg). Po ai ishte “Çeçoja” që ta jepte në lule të ballit dhe jo Qemal Lame që i ka plasur delli i ballit. Ju pyes pse tani vini kaq lirshëm në Shqipëri dhe kush jua u dha fletë garancinë për jetën tuaj që “rrezikohej aq shumë”? Në krye të vendit, këtu e tre dekada kemi patur e kemi të njëjtën kastë sunduese . Kanë ndryshuar ata e janë bërë më paqësorë, apo dhe ti pak më me vonesë por u amnistove sikurse u amnistua Berisha ne 97-tën ?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Islanda në pritje të një shpërthimi vullkanik pas lëvizjeve të magmës

Story i radhës

Vendet e pazakonta ku duhet të provoni seksin, të paktën një herë

Të fundit nga