Ahmeti-Woutsas: Austria mbështet prespektivën europiane të Maqedonisë së Veriut

May 6, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Georg Woutsas.
Gjatë takimit është shprehur mbështetje e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa është përshëndetur dhe dinamika e re e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e një marrëveshje përfundimtare dhe marrjen e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ahmeti gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Woutsas për mbështetjen shumë miqësore që shteti austriak i ofron vendit tonë në të gjitha sferat e mundshme, si vende mike dhe partnere strategjiko-ekonomike dhe se marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe avancohen edhe më shumë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Greva e ‘Grupit të Kumanovës’, reagon ASH

Story i radhës

Vuçiç: Dialogu pothuajse nuk ekziston

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë