Vuçiç: Dialogu pothuajse nuk ekziston

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është pothuajse inekzistent.

Në një konferencë për media të premten, Vuçiq ka thënë se takimi i fundit në Berlin ka qenë vetëm “përpjekje në dialog”.

Sipas tij, që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, serbët në Kosovë kanë përjetuar 50 për qind më shumë sulme e incidente.

“128 sulme më 2021 dhe askush as që ka reaguar ndonjëherë për këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu është pothuajse inekzistent “sepse zotërinjtë nga Prishtina nuk e duan”.

Ai ka thënë se Kosova ka refuzuar një deklaratë të përbashkët nga takimet në Berlin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti-Woutsas: Austria mbështet prespektivën europiane të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Gjermania 14 miliardë euro ndihmë për të joshur prodhuesit e çipeve

Të fundit nga