Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Dritan Abazoviqin pas zgjedhjes për kryeministër të Malit të Zi, përcjell TV21. Ahmeti thotë se rajonin e pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit.
“Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik. Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit”, ka shkruar Ahmeti.