Ahmeti: Pjesëmarrja në “Ballkanin e Hapur” tregon se palët e njohin dhe e pranojnë njëri tjetrin (VIDEO)

June 7, 2022
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus në TV21 ka folur edhe për temën e “Ballkanit të Hapur”, dhe rolin e shteteve në këtë bashkësi rajonale.

“Platforma e “Ballkanit të Hapur” është ide e hapur. Vjen e merr atë që të duhet. Qytetarët duhet të kenë qasje të lirë. Për këtë ndërmarrje pikat e marrëveshjes mes disa shteteve janë shumë më të rëndësishme dhe të pranueshme për BE dhe SHBA-në. Nuk mendoj se Kosova humb diçka nëse është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’” ka thënë Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për “Ballkanin e Hapur”. “Problemi i Kosovës nuk është problem vetëm i Kosovës. Është problem i rajonit dhe botës. Të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje për një problem të përbashkët. Serbia po angazhohet që të pengojë njohjet e reja për Kosovën por edhe po punon për të ndodh ç’njohjet e shteteve tjera për Kosovën. Ky veprim po e tensionon gjendjen dhe situatën. Duhet gjetur në një tavolinë të përbashkët një mekanizëm që i qetëson dhe qartëson problemet që i kemi si rajon. Unë mendoj se “Ballkani i Hapur” është një mekanizëm shumë i mirë. Kur futemi në një sallë, secili e njeh identitetin e njëri tjetrit” tha Ahmeti, i pyetur për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, që do mbahet sot dhe nesër, 7 dhe 8 qershor në Ohër.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe arritjet e BDI-së në 20 vjetorin e veprimtarisë politike në Maqedoni, periudhë të cilën Ahmeti e ka cilësuar si të rëndësishme, të rëndë por edhe ku ka pasur arritje për shqiptarët e Maqedonisë.

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/285582476_293812089540085_6695750981139891390_n.mp4?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMzOCwicmxhIjo3MzMsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=_IzlkA2Ggn0AX8AA9Jd&tn=0aUF321B8r-wgw1c&rl=338&vabr=188&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_oWIgoLUJAF5DFlsTaNehkVgA05IxKAydwC4mTSgyrgQ&oe=629F5511

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“150 mijë euro fluturime”/ Berisha akuza Ramës: Bredh poshtë e përpjetë por një avion për shuarjen e zjarreve nuk e ble

Story i radhës

Shaqiri: Rritja e pagës prej 15% për mësimdhënësit fillon nga shtatori

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë