ahmeti perkujton rexhep malen dhe nuhi berishen simbol i rezistences shqiptare 696370be40f88

Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

January 11, 2026
1 minut lexim

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis.

“Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi Ahmeti.

Ai po ashtu tha se ndihet krenarë që i pati shokë e drejtues.

“Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Ata ranë për të mos u harruar kurrë”, shkroi Ahmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia mesyne ne apartamentin e monitoruar prej javesh arrestohen ne elbasan 3 te reja per prostitucion 696370652d8c2
Lajmi i mëparshëm

Policia ‘mësynë’ në apartamentin e monitoruar prej javësh, arrestohen në Elbasan 3 të reja për prostitucion

izraeli ne gatishmeri te larte per mundesine e nje veprimi ushtarak amerikan kunder iranit 696370d38247e
Lajmi i radhës

Izraeli në gatishmëri të lartë për mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan kundër Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë