Ahmeti për Ukshin Hotin: Zë i fuqishëm i popullit shqiptar dhe jo vetëm

min lexim

Emërtimin e rrugës më të frekuentuar të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me emrin Ukshin Hoti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka cilësuar si nder për Shkupin dhe për mbarë Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se Ukshin Hoti ka qenë fabrika e të menduarit jo vetëm për kombin e vet por për të gjithë kombet e shtypura.

“Ukshin Hoti ka aktivitet të dendur për të gjithë popujt e ish Jugosllavisë që dirigjoheshin nga Beogradi. Ukshin Hoti ka veprimtari në orientimin politik e strategjik të shqiptarëve pa asnjë diskutim që nga themelimet apo lëvizjet e para që në rininë e vete u kyç për të dhënë kontributin e tij se si të arrijmë më mirë, më me strategji të përpunuar deri në çlirimin dhe realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Prandaj pushtuesi asgjësoi fabrikën e të menduarit cilësor politik e gjeostrategjik, kështu që Ukshin Hoti i ka munguar, do t’i mungojë kontributit për avancimin edhe të mëtutjeshëm të çështjeve që kërkojnë zgjidhje momentalisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Story i radhës

Holandezi u tregon Shqipërinë: Vendi që ka më shumë lokale në gjithë Europën

Të fundit nga