Holandezi u tregon Shqipërinë: Vendi që ka më shumë lokale në gjithë Europën

Jorik Nijdam është një holandez që ka mbërritur në Tiranë para 10 vitesh.

Pavarësisht se mbërriti në kryeqytetin shqiptar për të qëndruar për kohë të shkurtër, planet ndryshuan. Tanimë Nijdam jeton në vendin tonë dhe njëkohësisht ka hapur një agjenci udhëtimesh.

Në një intervistë të tij për mediat holandeze, ka treguar për Shqipërinë para finales me Romën.

“Shqipëria është kaq e larmishme. Kryeqyteti i zhurmshëm, Tirana, ka më shumë lokale për metër katror në të gjithë Evropën.

Restorantet janë të mira. Ata kanë gjithçka që dëshironi me çmime të mira. Në krye të vendit keni alpet shqiptare, vendi ka shumë zona të UNESCO-s dhe bregdeti jugor është i bukur. Është i ngjashëm me Greqinë, por më i lirë”, tha Nijdam.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti për Ukshin Hotin: Zë i fuqishëm i popullit shqiptar dhe jo vetëm

Story i radhës

Kryqi i Kuq regjistron të burgosurit e luftës nga fabrika Azovstal

Të fundit nga