ahmeti per opoziten aq te vegjel e minor jane as ne endrra nuk mund te fitojne edhe zaevi bertiste bdi ne opozite 64e729be73960

Ahmeti për opozitën: Aq të vegjël e minor janë, as në ëndrra nuk mund te fitojnë! Edhe Zaevi bërtiste “BDI në opozitë”

August 24, 2023
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK, thotë se edhe pse opozita kërkon vazhdimisht rrëzimin nga pushteti të BDI-së, kjo sipas tij nuk do të jetë e mundur. Ahmeti tha se në kohën e Zoran Zaevit, LSDM kërkonte të njëjtën gjë, por që mandatet e BDI-së u dyfishuan.

“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli”, tha Ahmeti.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

messi vazhdon shkelqimin e dergon inter miamin ne finale te kupes 64e727a18e163
Story i mëparshëm

Messi vazhdon shkëlqimin, e dërgon Inter Miamin në finale të Kupës

grupimi brics fton 6 vende te reja per anetaresim 64e72aae12056
Story i radhës

Grupimi BRICS fton 6 vende të reja për anëtarësim

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë