ahmeti ngushellon familjen krasniqi e mehmetaj me rastin e vdekjes se bashkeshortes se heroit adrian krasniqi 63d4fdf345e01

Ahmeti ngushëllon familjen Krasniqi e Mehmetaj me rastin e vdekjes së bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi

January 28, 2023
1 minut lexim

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi e Mehmetaj me rastin e vdekjes së Meritës, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.

Ndonëse ndonjëherë dhimbja nuk mund të shërohet me fjalë por të paktën rikujtimi për ata që dhanë shumë për këtë popull dhe familjarët e tyre, të jetë mësim për gjeneratat e reja që historia e shenjtë e shqiptarëve nuk duhet harruar në asnjë moment, ka shkruar Ahmeti.

Të nderuara familje Krasniqi e Mehmetaj,

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e Meritës, e cila iku nga kjo jetë në moshën më të mirë, duke lënë plagë jo vetëm për ju por edhe për gjithë ata që e njohën.

Ndonëse ndonjëherë dhimbja nuk mund të shërohet me fjalë por të paktën rikujtimi për ata që dhanë shumë për këtë popull dhe familjarët e tyre, të jetë mësim për gjeneratat e reja që historia e shenjtë e shqiptarëve nuk duhet harruar në asnjë moment.

E tillë ishte familja Krasniqi, që kombit i dha jo vetëm Adrianin por edhe tetë dëshmorë të tjerë. Adriani bashkë me Meritën që në moshë të re punonin për çështjen kombëtare duke sakrifikuar gjithçka.

Merita përjetoi shumë sfida që në bankat e shkollës së mesme kur edhe përjetoi helmimet e viteve 90-ta.

Dhe sot kujtojmë që të dy, familjet e tyre dhe ndajmë dhimbjen me ta.

I lehtë qoftë dheu për të gjithë të rënët për çështjen kombëtare!

https://www.facebook.com/photo?fbid=723582842469174&set=a.465898708237590

MARKETING

RENT A CAR

krim i rende ne nje familje babai vret tre femijet e tij dhe me pas veten 63d4fc08a130a
Story i mëparshëm

Krim i rëndë në një familje, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

bozdag kur ka sulm ndaj muslimaneve ligji dhe shteti heshtin 63d4ff8d32f8c
Story i radhës

Bozdağ: Kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin

Të fundit nga

Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale. Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër
ShkoLartë