ahmeti nga sllupcani uck pjese e pandashme e historise se maqedonise se veriut 626fee85cb3e7

Ahmeti nga Sllupçani: UÇK, pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut

May 2, 2022
1 minut lexim
26B54C73 6F01 432F 99AB DDE7080B713B

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Sllupçani, me rastin e hapjes së kullës përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se ky monument i bashkon popujt në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ahmeti theksoi se UÇK është pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut, me anë të së cilës u arrit Marrëveshja e Ohrit e cila më pas dërgoi deri tek Marrëveshja e Prespës, me çka u sigurua anëtarësimi i vendit në NATO.

“Ky monument nuk na ndanë, ky monument na bashkon. Ushtria Çlirimtare Kombëtare është pjesë e historisë së pandarë të këtij vendi. Nuk mund të ketë histori ky vend pa UÇK, nuk mund të ketë ardhmëri ky vend pa të arriturën më të madhe, Marrëveshjen Paqësore të Ohrit si rezultat i kësaj Ushtrie, ardhmëria e këtij vendi është Marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila na anëtarësoi në NATO”, deklaro mes tjerash Ahmeti.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti jam i bindur se po i jetesojme politikisht amanetet e deshmoreve 626feca6613d3
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Jam i bindur se po i jetësojmë politikisht amanetet e dëshmorëve

video lideret shteteror dhe partiake urojne besimtaret muslimane 626ff0d80c8ef
Story i radhës

(VIDEO) Liderët shtetëror dhe partiakë urojnë besimtarët muslimanë

Të fundit nga

ShkoLartë