(VIDEO) Liderët shtetëror dhe partiakë urojnë besimtarët muslimanë

Krerët shtetërorë dhe politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Presidenti Stevo Pendarovski në urimin e tij thotë se festimi i përbashkët tregon tolerancën dhe vlerat e shoqërisë.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Me festimin e përbashkët, ashtu sikurse në festat tjera, japim mesazh të qartë se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike si dhe respekti janë bazat e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nënvizoi rëndësinë që ka muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë dhe veçantia e kremtimit të përfundimit të këtij muaji.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Fundi i agjërimit dhe shpërblimet që fitohen në muajin e Ramazanit, zbukurojnë besimtarët me shpirtin e durimit, vetëmohimit dhe bujarisë për të ndarë të mirën me anëtarët e familjes, të afërmit, miqtë dhe fqinjët”.

Mesazhe urimi erdhën edhe nga faktori politik shqiptar në vend. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri thirrje për solidaritet dhe respekt mes njerëzve.

 ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Qofshin të bashkuara gjithmonë si sot zemrat tona rreth vlerave të larta të besimit, bamirësisë, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit”.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi uroi që nga ky Ramazan të kemi dalë më solidarë dhe më humanë.

 AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS
“Të dashur besimtarë myslimanë, pas një muaji të kaluar më agjërim, përdëllim e adhurim, kam kënaqësi që sot – në këtë mëngjes feste – të lutem që Zoti ta ketë pranuar përpjekjen tonë dhe ne të kemi dalë nga Ramazani me fuqi të reja, me më shumë dashuri, dhembshuri, solidaritet e gatishmëri për sakrificë”.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga ana tjetër uroi për paqe dhe shëndet për gjithë njerëzimin.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojë harmonia, lumturia dhe dashuria. Le të sjellë kjo festë më shumë begati, paqe në botë dhe shëndet për gjithësecilin”.

Festën e Fitër Bajramit e uruan edhe krerë e përfaqësues të partive tjera politike dhe institucioneve në vend. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Ahmeti nga Sllupçani: UÇK, pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Duraku: Toka e ujitur me ujë bën baltë, toka e ujitur me gjak të dëshmorëve sjell liri

Të fundit nga