Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar sot një takim me ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe të Sllovakisë, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare që po zhvillojnë në vendin tonë.
Ajo që vihet re në këtë takim është prezenca e kryetarit të BDI-së, Ahmeti i shoqëruar nga tre deputete femra nga radhët e BDI-së, ndërsa nga krahu tjetër janë ministrat e Punëve të Jashtme të tre vendeve evropiane dhe shoqëruesit e tyre, të gjithë meshkuj.
Ndryshe, temë qendrore e diskutimit të këtij takimi ka qenë rrugëtimi evropian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal.
Burimi: TV21