ahmeti ludva te ruhet konzistenca proeuropiane e veprimit 63a5a68da7eff

Ahmeti – Ludva: Të ruhet konzistenca proeuropiane e veprimit

December 23, 2022
1 minut lexim
Ahmeti Ludva 2

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vend, z. Jaroslav Ludva.

Marketing

alpi royal

Ahmeti dhe Ludva kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimin konstruktiv ndërshtetëror, situatën aktuale politike në vend, progresin që vendi ka shënuar në procesin e eurointegrimit, rëndësinë e kompaktësisë vepruese të faktorit politik në vend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, zbatimin e procesit të domosdoshëm të reformave dhe luftën kundër krimit dhe korrupcionit.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me këtë rast falënderoi Republikën Çeke që çdoherë ka qëndruar në përkrahje të perspektivës europiane të vendit dhe ka kërkuar vazhdimësinë e këtij qëndrimi në proceset vendimtare që pasojnë.

Ai, mes tjerash, ka potencuar se Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjithë potencialin e saj kadrovik dhe programor mbetet e angazhuar që të ruhet konzistenca proeuropiane e veprimit, të miratohen ndryshimet kushtetuese që përforcojnë konsensualitetin e brendshëm demokratik dhe të përforcohen edhe më tej raportet e fqinjësisë së mirë.

Shumica proeuropiane në vend është e gatshme të aplikojë të gjitha mekanizmat e domosdoshme për zbatimin e procesit të reformave konform kornizës së integrimit dhe të përforcohet lufta kundër krimit dhe korrupcionit.

Ahmeti i shprehu ambasadorit Ludva qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për zbatimin e një procesi të mirëfilltë vettingu ndaj të gjithë politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm, si procesi i vetëm i filtrimit objektiv dhe ruajtjes së kredibilitetit të institucioneve.

Ambasadori Ludva shprehu qëndrimin e Republikës Çeke për vazhdimin e mbështetjes së vendit deri në finalizimin e plotë të aspiratës së integrimit në Bashkimin Europian.

MARKETING

RENT A CAR

sulm i armatosur ne paris 2 te vdekur dhe 4 te plagosur 63a5a644ea5b1
Story i mëparshëm

Sulm i armatosur në Paris, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

hapet konsullate nderi e maqedonise se veriut ne edirne te turkiye s 63a5a739634b9
Story i radhës

Hapet Konsullatë Nderi e Maqedonisë së Veriut në Edirne të Türkiye-s

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një
ShkoLartë