ahmeti lavdi e perjetshme emrit dhe kontributit kombetar te ukshin hotit 62862f2a4e98a

Ahmeti: Lavdi e përjetshme emrit dhe kontributit kombëtar të Ukshin Hotit

May 19, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Alli Ahmeti ishte prezent sot në përurimin e rrugës Ukshin Hoti në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Kur këtë vit u bënë 23 vjet nga zhdukja e figurës emblematike të veprimtarit dhe ideologut të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, bashkë me motrën e tij zonjën e nderuar Myrvete Hoti me krenari shpalosëm pllakën që do të ruajë madhështinë e emrit të Ukshinit në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit shkruan Ali Ahmeti në rrjetin social facebook.

Është nder për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë e Veriut të ketë emër rruge të fabrikës më të mirë të mendimit progresiv gjeopolitik dhe gjeostrategjik, emër që saherë do ta shohim do të na frymëzojë të punojmë për të njejtin ideal që ai proklamonte, atë të lirisë dhe përparimit të kombit.

Ekspozita “Bëje ose vdis” kushtuar Ukshin Hotit e sjellë në Shkup nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës na freskoi kujtimin për atdhedashurinë dhe madhështinë e mendimit të tij.

Mirënjohje edhe për angazhimin institucional të Qeverisë së vendit, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Komunës së Çairit që ky emër të shikohet, ndëgjohet dhe nderohet pafund edhe në vendin tonë.

Lavdi e përjetshme emrit dhe kontributit kombëtar të Ukshin Hotit!

MARKETING

RENT A CAR

shaqiri po ndertojme shkolle ne bllace te poshtme nga shtatori femijet nuk do te mesojne me ne kosoven fqinje 62862b619d53e
Story i mëparshëm

Shaqiri: Po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme, nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovën fqinje

shaqiri nga shtatori femijet nga bllaca nuk do te shkojne me ne kosove per mesim do ta kene shkollen e tyre 628631804ce1e
Story i radhës

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nga Bllaca nuk do të shkojnë më në Kosovë për mësim, do ta kenë shkollën e tyre

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë