Ahmeti: Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor ka vlerë dhe mbi këto parime do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt të ardhmes së përparuar

May 1, 2022
1 minut lexim

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtoreve duke theksuar se 1 Maji dhe e gjithë retrospektiva kohore e përpjekjeve për afirmimin e të drejtave të punëtorëve, gjen vendin tonë sot më të përkushtuar se kurrë më parë për avancimin e statusit socio – ekonomik të gjithë atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësinë e zhvillimit të vendit.

“Indikatorë të kësaj qasje vlerësuese janë paga e rritur minimale në 18.000 denarë, paga mesatare që arrin deri në 30.000 denarë, si dhe masat anti krizës globale energjetike dhe ekonomike për të mbrojtur buxhetin familjar. Këtu nuk do të ndalemi, së shpejti do të rrisim edhe pagat në arsim, në gjithë sektorin publik, përfshirë këtu edhe administratën shtetërore. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor ka vlerë dhe mbi këto parime do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt të ardhmes së përparuar”, ka shkruar Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Greqi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, Armakolas: Është realitet i pakthyeshëm

Story i radhës

Droga në sallonin e bukurisë, parukierja: Nuk dija gjë, shoku i djali më kërkoi…

Të fundit nga

ShkoLartë