Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë, Agon Elezi tha se janë të përgatitur për të filluar edicionin e ri për Ligëm e Kombeve që siç tha, janë favorit në grupin e tyre dhe besojnë se janë më kualitativ se ekipet kundërshtare, përcjell TV21. Elezi tha se këto ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe duhet fituar tri pikët në ndeshjen e parë me Ishujt Faroe.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit të Maqedonisë ku mbizotëron një atmosferë pozitive që në ditën e parë. Tani është fillimi i sezones dhe shoh se të gjithë djemtë kanë dëshirë të madhe të punojnë dhe janë të gjithë të përgatitur për fillimin e një edicioni të ri të Ligës së Kombeve që është shumë e rëndësishme për ne. Ne jemi si favorit në grupin tonë dhe besojmë se jemi më kualitativ se ekipet kundërshtare”, tha Agon Elezi.
Burimi: tv21