Agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, Alejandro Camano, ka sugjeruar se ylli argjentinas është i lumtur në Itali. Argjentinasi po lidhet me një largim nga kampionët e Italisë, të cilët humbën trajnerin Antonio Conte dhe sulmuesin Romelu Lukaku në verë.
24-vjeçari, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në ligë që prej 17 dhjetorit, po lidhet me klube si Liverpooli, Manchester United dhe Barcelona. Por, sipas agjentit, Lautaro është i lidhur te kampioni aktual i Serie A.
“Lautaro nuk mendon për veten e tij, ai mendon vetëm për Interin”, ka thënë fillimisht Camano për FcInternews.it.
E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë
“Lautaro dëshiron që Interi të fitojë, ai nuk është i interesuar për suksesin personal. Ne duhet të qëndrojmë të qetë sepse Lautaro është i lumtur në Inter dhe është i lumtur me tifozët e Interit”, përfundoi agjenti.