agjencia e ushqimit ndeshkon tregtaret me mbi 19 mije euro gjoba gjate kontrolleve te intensifikuara 69e0b62cc3e38

Agjencia e Ushqimit ndëshkon tregtarët me mbi 19 mijë euro gjoba gjatë kontrolleve të intensifikuara

April 16, 2026
1 minut lexim
AUV

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 19.000 euro ndaj tregtarëve të pandërgjegjshëm gjatë kontrolleve të intensifikuara, për parandalimin e ushqimit të pasigurt në treg. Janë realizuar 1.221 kontrolle, gjatë të cilave janë asgjësuar 272 kilogramë ushqim i pasigurt, kryesisht me origjinë shtazore, si dhe deri në 40 tonë vezë me origjinë nga Serbia. Kontrollet kanë zbuluar një sërë parregullsish, përfshirë shitjen e produkteve me afat të skaduar, përdorimin e mishit të ngrirë në përgatitjen e produkteve të freskëta, si dhe deklarata të papërshtatshme të ushqimit. Gjithashtu, është konstatuar se shtatë subjekte kanë operuar pa qenë të regjistruara si operatorë ushqimorë në Agjencinë e Ushqimit. Tek tre operatorë është vërtetuar se punonjësit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore dhe nuk kanë pasur trajnimin e duhur për trajtimin e ushqimit. Ndërsa në 13 objekte janë evidentuar kushte të papërshtatshme higjienike dhe teknike./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ligji per arsimin e larte nuk eshte nje ceshtje politike por shteterore nga e cila varet e ardhmja e vendit 69e0b4f3a081f
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Ligji për Arsimin e Lartë nuk është një çështje politike, por shtetërore, nga e cila varet e ardhmja e vendit

MICKOSKI 3
Lajmi i radhës

Mickoski: Ligji për arsimin e lartë është ligj për të ardhmen e shtetit, cilësinë, stabilitetin dhe perspektivën

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë