agjencia e okb se stafi i cernobilit eshte lodhur fizikisht dhe menderisht 622e68a48c00d

Agjencia e OKB-së: Stafi i Çernobilit është lodhur fizikisht dhe mendërisht

March 13, 2022
1 minut lexim

Stafi i centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë më nuk mund të kryejnë disa punë për shkak se “janë fizikisht me mendërisht të lodhur”, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara që mbikëqyrë punën e centraleve bërthamore.

Përmes një postimi në Twitter, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha se stafi në këtë central ka punuar “pandërprerë” për pothuajse tri javë.

Në ditën e parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës, forcat ruse morën nën kontroll këtë central bërthamor, ku më 1986 ka ndodhur katastrofa më e rëndë bërthamore në botë.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi po ashtu tha se stafi po përballet me një “situatë të rëndë” dhe shtoi se duhen të ndërmerren përpjekje “urgjente” që të garantohet siguria e ndërtesave bërthamore të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase kanë shprehur shqetësime për pasoja të mundshme pas dëmtimeve në centralin bërthamor të Çernobilit, që janë shkaktuar gjatë luftimeve./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

5 bestytnite ne shtatzeni qe sduhet ti besoni me 622e687094dda
Story i mëparshëm

5 bestytnitë në shtatzëni që s’duhet t’i besoni më

stafi i cernobilit ndalon riparimet dhe mirembajtjen e sigurise per shkak te lodhjes fizike dhe psikologjike 622e6dcfc1669
Story i radhës

Stafi i Çernobilit ndalon riparimet dhe mirëmbajtjen e sigurisë për shkak të “lodhjes fizike dhe psikologjike”

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë