Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën arrestimin e parë, pranga efektivit, shtyu të miturin të vidhte

February 14, 2022
1 minut lexim

Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën arrestimin e parë që prej nisjes nga puna dhe shkrirjes së SHÇBA.

Në pranga ka rënë një punonjës i policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasi R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 1 shkurt i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin “Opel Corsa”, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar).

Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të  “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga  Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe  “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona, e vendosur për Cavanin

Story i radhës

Градски паркинг нуди поволности за паркирање во зоните А8, Ц45 и Ц46

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë