agim musliu publikon nje fotografi qe paraqet aktivitetin kriminal nese eshte realizuar nga amerikanet apo britaniket eshte perfekt 63a063e256835

Agim Musliu publikon një fotografi që paraqet aktivitetin kriminal: Nëse është realizuar nga amerikanët apo britanikët është perfekt!

December 19, 2022
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka publikuar një fotografi e cila sipas tij, paraqet aktivitetin kriminal e terrorist në barrikadat e veriut të Kosovës, ku shton se flet për operimin e inteligjencës ryse aty.

Ai thotë se regjistrimi i tyre është bë haptas përmes një vide, e cila ësht ëpublikuar nga mediat boshnjake, e që Musliu e ka publikuar fotografinë në fjalë.

Ai thotë se është publikuar edhe logoja e qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

Musliu tutje shkruan në një postim në Facebook për publikimin e kësaj videoje, ku shton se, “nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas  amerikanëve apo britanikëve e ka realizuar këtë, kjo është PERFEKT!”.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi e nxjerrë nga videoja e paraqitur dje në media boshnjake, por që paraqet aktivitetin kriminal e terrorist në barrikadat e veriut të Republikës së Kosovës, flet më së miri për operimin e inteligjencës ruse aty.

Këta (rusët dhe serbët) e kanë bërë hapur regjistrimin e kësaj videoje, duke mos u frikësuar aspak për ekspozimin e logos së qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë (RSHC – Russian Serbian Humanitarian Center).

Për laikët, spiunazhi askund në botë nuk e hap ndonjë qendër dhe t’ia vë emrin “inteligjencë” ose “spiunaz”. Por, e fsheh aktivitetin e tij me forma të tjera. Në këtë rast, me “humanitar”.

Një gjë  nuk e kam të qartë! Si doli kjo video?

Serbët e mohuan këtë. Por, ata e kanë mohuar çdo gjë që e kanë bërë: Srebrenicën, Reçakun e shumë masakra të tjera. Madje vet i kanë bërë edhe vrasjet e fëmijëve të vet dhe këtë ua kanë mbeshur të tjerëve – Panda në Pejë.

Nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas  amerikanëve apo britanikëve e ka realizuar këtë, kjo është PERFEKT!

Megjithatë, një e di: videoja është realizuar nga njëri nga kriminelët aty në atë barrikadë, dhe ose ia ka shitur ndonjë shërbimi të inteligjencës, ose këtë të fundit, përmes sulmeve kibernetike e kanë nxjerrë nga smartphoni i kriminelit serb në barrikada.

MARKETING

RENT A CAR

ja kush do te moderoje krah arbana osmanit ne festivalin e kenges 63a06223b1ad4
Story i mëparshëm

Ja kush do të moderojë krah Arbana Osmanit në “Festivalin e Këngës”

osmani rmv partnere e besueshme e komunitetit nderkombetar 63a0642ee6cf4
Story i radhës

Osmani: RMV partnere e besueshme e komunitetit ndërkombëtar

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë