Osmani: RMV partnere e besueshme e komunitetit ndërkombëtar

Jetojmë në paqartësi dhe me sfida të shumta nga kërcënimet e fundit vendore – hibride përmes paraqitjeve për bomba nëpër institucione, përmes atyre rajonale – gjendja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, krizës politike në Mal të Zi, gjendja në Bosnjë e Hercegovinë, vendosja e re e barrierave për emigrantë, por edhe në gjerë në kontekstin gjeopolitik me fokus në agresionin rus ndaj Ukrainës, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar osmani në forumin e përbashkët të MPJ-së dhe Fakultetit filozofik “Sfida aktuale ndërkombëtare politike dhe të sigurisë, me theks të posaçëm në situatën në Ukrainë”.

Marketing

E tërë kjo, siç theksoi ministri, imponon nga të gjithë ne kujdes me qëllim të locimit të sfidave të sigurisë të cilat kanë të bëjnë me ne dhe rajonin dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta dhe efikase.

“Agresioni ndaj Ukrainës ishte pikë kthese. Sulmi i një shteti ndaj një shteti sovran, të pavarur me qëllim të okupimit menduam se do ta shohim vetëm në Netfliks, por kjo po ndodhë në kontinentin tonë duke i shkelur më pas parimet e së drejtës ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut në këto rrethana të reja gjeopolitike dhe ngjarje rajonale dhe partner i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar, por edhe partner nga i cili mund të pritet proaktivitet”, tha Osmani.

Sipas ministrit, arritjet tona në kuptim të krijimit të demokracisë funksionale multietnike të llojit unikat në rajon dhje kultura jonë e dialogut dhe kompromisit na çon në situatë të mendojmë se mund të kontribuojmë për rajonin dhe ta kthejmë për atë që na është ndihmuar.

Osmani thotë se agresioni rus ndaj Ukrainës ndoshta nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë së Maqedonisë së veriut, para së gjithash për shkak të faktit që jemi anëtare e NATO-s, por nuk mund t’i anashkalojmë të gjitha pasojat, posaçërisht pasojat ekonomike.

Vitin e ardhshëm, shtoi ai, do të kryesojmë me tre platforma ndërkombëtare – OSBE, Karta e Adriatikut dhe Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, ku planifikojmë të ofrojmë inputin tonë.

Dekani i Fakultetit filozofik, Ratko Duev foli për luftën hibride që na ndodhë sot në shtet, përkatësisht paraqitjet për bomba. Sipas tij ky është vazhdim i presionit për akoma më shumë të ndizet kriza ekonomike.

Ai problemin e sheh në atë që sot jetojmë në krizë të sigurisë dhe sipas tij sado të jetë një garniturë politike e aftë, nëse qytetarët nuk ndjehen të sigurt, asgjë nuk kemi bërë

Story i mëparshëm

Agim Musliu publikon një fotografi që paraqet aktivitetin kriminal: Nëse është realizuar nga amerikanët apo britanikët është perfekt!

Story i radhës

Kolonë me automjete ushtarake të KFOR-it drejt Mitrovicës së Veriut, një helikopter e ndjek nga lart

Të fundit nga