Agim Çeku, ish – kryeministri i Kosovës, në krah të ish-eprorëve të UÇK-së në Hagë

April 1, 2022
min lexim

Xhevdet Mazrekaj pronar i “Bota Sot”, i mediumit më prestigjioz, të pavarur dhe më korrekt mbarë shqiptar, ditë më parë u kërcënua me jetë. Me jetë janë kërcënuar kohë më parë edhe gazetarë të tjerë të “Bota Sot”, vetëm e vetëm të ngulfatet fjala e lirë dhe e vërteta.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, kohë më parë gjithashtu u kërcënua me jetë, sepse i din dhëmbët e dhëmballët e ish- komandantëve të UÇK-ë dhe veprimet e tyre gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, për të cilët kohë pas kohe edhe prononcohet nëpërmjet Facebookut të tij.

Të gjitha këto kërcënime vijnë nga ish-komandantët tradhtarë ish-pushtetarë, milionerët e pasluftës në Kosovë, me qëllim që t’i mbulojnë dëmet e mëdha që ia shkaktuan Kosovës brenda dhe në arenën ndërkombëtare gjatë qeverisjes së tyre në 21 vitet e kaluara.

Në WEB faqen e “Bota sot” në rubrikën e lajmeve-aktuale të datës 31 mars 2022, patëm rastin të lexojmë informatën me titull, “ Çeku: Qeveria Kurti ka ardh me i kry punët e vogla, ato të mëdhatë u kryen nga burrat që janë në Hagë “. Kështu ka deklaruar Agim Çeku, ish- kryeministër dhe ish ministër i Mbrojtjes së Kosovës në emisionin “Rubikon”.

“Kjo garniturë ka ardhë në pushtet me i kry punët e vogla, sepse punët e mëdha janë kry nga ata burra që janë në Hagë dhe na që jena këtu. Puna u kry , liria u kry, pavarësia janë kry. Kosova ka marrë drejtimin strategjik pro perëndimor, pro NATO-s këto janë punët e mëdhaja. Punët e mëdhaja janë kry për shtetin tonë. Ka avancime të ndryshme , arrijtje të shumta… këto nuk janë bërë dy vitet e fundit, por janë bërë në 20 vitet e fundit, pra që duhet me dit se kush kanë qenë aktorët. Kryeminitri Kurti nuk duhet të mendojë se çdo gje ka filluar prej tij. Në ecje e sipër njerëzit bëjnë gabime , ndodhin defekte , por tash duhet me kqyr një fotografi të madhe , edhe me kon… në luftë na ushtarakët thojnë, u në luftë duhet me qenë mizor, në paqe zemërgjerë. Kur bëhet beteja për pushtet, mizor në kuptimin e kritikave të ndryshme, port ash në paqe, kurr e ke marr pushtetin , duhet me kon pak gjeneroz e zemërgjerë. Duhet me kqyr pak fotografinë e madhe , mos me mendu se çdo gjë ka fillu prej teje. Nëse i ka dikush 10 gabime , po i ka edhe 20 suksese. Tash je shef i këtij vendi , kush është ai shqiptar që pajtohet ë aktakuza është për ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo çështje duhet me u trajtue mirë, në një fushatë diplomatike në çdo aspekt, kështu mbrohet jo Hashimi, Kadria, Jakupi e Rexha, por lufta jonë”, deklaron Agim Çeku.

O Agim Çeku, ish-kryeministri dhe ish ministër i Mbrojtjes së Kosovës, me këto që po i thua për të akuzuarit që ndodhen në Hagë, mund të paraqitesh si avokat i tyre atje, sepse lene që ata bënë vllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, lene që e vodhën dhe e plaçkitën Kosovën duke u bërë milionerë të pas luftës, por tani po vazhdojnë ta plaçkisin Kosovën edhe me avokatët e shumtë e të shtrenjtë që i kanë angazhuar, e që paguhen me miliona euro nga taksapaguesit e Kosovës.

UÇK-ja, përkatësisht ushtarët e saj, aqë sa ishin kryen luftë të ndershme dhe askush nuk po e paditën UÇK-në në Hagë.

Në Hagë ndodhen ata që dyshohen për krime personale, për vrasjen e më shumë se 100 kundërshtarëve politikë, midis tyre edhe të gazetarëve pse e shkruanin të vërtetën.

O Agim Çeku, ish-kryeministri i Kosovës, pse asnjëherë nuk e ngrite zërin kur ishe funksionar i lartë i Kosovës që të dalin para drejtësisë kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime në Kosovë.

Pse asnjherë gjatë këtyre 21 viteve nuk e ngrite zërin të kërkosh që të bëhet fushatë diplomatike për t’u mbrojtur lufta e UÇK-së.

Pse asnjëherë nuk e ngrite zërin për tërë ato 60 mijë veteranë që u regjistruan e që sot paguhen, pjesa më e madhe e tyre si veteranë të rrejshëm.

Po t’i kishte UÇK-ja 60 mijë luftëtarë, ushtria dhe policia kriminale e Serbisë nuk do t’I kishin kryer 400 msakra në Kosovë, nuk do t’i kishin vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mësin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Nuk do t’i kishin dhunuar 20 mijë motra tona të pafajshme shqiptare, nuk do t’I kishin rrëmbyen nga Kosova 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe nuk do ta kishin bërë shkrumb e hi Kosovën, duke i detyruar të marrin rrugën e eksodit më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm.

Këto vrasje, masakra e dhunime, i ndërpreu NATO me bombardimet 78 ditore të caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Shqiptarët në Kosovë dhe mbarë shqiptarët, me respect dhe nderime më të larta i kujtojnë të gjithë dëshmorët e UÇK-së, që e dhanë jetën e tyre të shtrenjtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, janë të indinjuar nga Klani Rogner dhe Klani PAN që akuzohen për shpërdorim të parave që mërgata shqiptare i dërgonte për

luftën e UÇK-së, ndërsa ata i shpenzonin për qejfet e tyre meskine me dashuriçkat nëpër hotelet e Tiranës dhe të Evropës.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët , janë të indinjuar ndaj ish- komandantëve të UÇK-së, të cilët pas luftës dhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në 21 vitet e kaluara, u bënë milionerë nëpërmjet hajnisë, korrupsionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm, duke qenë edhe funksionarë të lartë në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, janë të indinjuar ndaj tradhtisë që ia bënë Kosovës Hashim Thaçi në bashkëpunim me Kriminelin Aleksandër Vuçiq, dhe me tradhtarët Edi Rama e Vlora Çitaku, si edhe me pro serbët Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin, duke e përgatitur planin për copëtimin e Kosovës, plan i cili fatmirësisht nuk u realizua falë reagimit të ashpër të Angela Merkel, ish- kancelares së Gjermanisë.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, janë të indinjuar ndaj Hashim Thaçii, i cili si president i Kosovës viktimë , në dialogun 10 vjeçar Kosovë-Serbi e luante vallen “sitno” serbe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë kriminale që kreu agresion gjenocidal në Kosovë.

O Agim Çeku, ish-kryeministri i Kosovës, duhet ta kesh të qartë Qeveria e Albin Kurtit erdhi me fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Qeveria e Albin Kurtit, nga qeveritë e Kosovës në 21 vitet e kaluara, në aspektin financiar trashëgoi një thes tërësisht të grisur dhe një arkë të boshatisur nga paraardhësit e saj.

Trashëgoi një Kosovë me 500 mijë të rinj shqiptarë që u larguan nga Kosova nga pa shpresa për një vend pune për bukën e gojës.

Trashëgoi një Kosovë me dialogun Kosovë-Serbi përplot me tradhti e komplote, siç është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Trashëgoi Veriun e Kosovës me struktura paralele serbe, me kontrabandë dhe krim të organizuar, që nuk paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale.

Trashëgoi Veriun e Kosovës nga ku u shpërnmgulën më shumë se 15 mijë shqiptarë, ndërsa Serbia kriminale po ndërton koloni serbe ku në shtëpi të mobuliara vendosen serbë të cilët asnjëherë më pare nuk kanë banuar në Kosovë, ndërsa as Hashim Thaçi edhe as ti asnjëherë nuk e ngritët zërin për ti kundërshtuar këto koloni serbe.

Qeveria e Albin Kurtit, trashëgoi një Kosovë ku Ramush Haradinaj si ish-kryeministër, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit trashëgoi një Kosovë me 60 mijë veteranë të luftës, numër tejet i fryrë që duhet domosdo të korrigjohet, që veteranët e vërtetë të luftës të paguhen më shumë.

O Agim Çeku, ish- kryeministri i Kosovës, liria dhe pavarësia në Kosovë nuk mund të vinte asnjëherë pa NATO-n, ndaj dhe shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarë e falenderojnë dhe janë pro perëndimit dhe pro NATO-s.

Albin Kurtin asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të thotë se çdo gjë ka ardhur prej tij, edhe pse Albin Kurti tërë jetën e tij ka kontribur dhe është sakrifikuar për Kosovën, edhe para luftës, edhe gjatë luftës dhe pas luftës.

Albin Kurti nuk akuzohet as për vllavrasje për pushtet, as për hajni, as për korrupsion dhe as për pasurim të jashtëligjshëm.

Albin Kurti dialogun Kosovë-Serbi e vuri në binatrët e duhur, gjë që kurrë nuk e bëri Hashim Thaçi.

O Agim Çeku, ish – kryeministri i Kosovës, Naim Miftari, ish epror i lartë I UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, të gjithë ish komandantët e UÇK-së i njeh si parja e kuqe, ndaj edhe po ta rikujtoj se Naim Miftari në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 21 mars 2022, në rubrikën lajme-politika, botoi informatën me titull, “Naim Miftari me deklaratë të fortë për disa të akuzuar në Hagë: I eliminuan krerët e luftës , disa i vranë pas shpine, e disa i qitën në prita serbe”.

Naim Miftari thekson se, “Në Hagë gjenden hajnat e fondeve të luftës dhe keqpërdoruësit më të mëdhenj të emblemës së UÇK-së. Është e vërtetë se disa luftëtarë të lirisë janë në burgun e Hagës pa faj. Së paku dy persona që janë të akuzuar në Hagë i kam takuar vetë disa herë gjatë luftës në beteja të ndryshme në tërë Kosvën, por disa të akuzuar tjerë që janë aty, janë vetëm profiterë multimmilionerë të luftës, janë hajna të fondeve të luftës , janë keqpërsoruesit më të mëdhenj të emëblemës së shenjtë të UÇK-së, janë njerëz që e trtadhtuan dhe e demobilizuan UÇK-në ( S’ju duheshiin më UÇK-ja) dhe janë keqpërdorësit më të tmerrshëm të luftës për liri. Disa prej tyre që janë në Hagë , luftën më të madhe e kishin qysh me u pasuruar. Ata ia pastruan rrugën vedit duke i eliminuar krerët kryesorë të luftës, disa prej tyre i vranë pas shpine, e disa të tjerë i kanë qitur në prita serbe. Disa prej tyre “rrezikun” më të madh që e kanë patur është zhvillu në betejat e ndryshme të Kamasutrës nëpër hotelet Evropiane dhe të Tiranës, beteja me dashnoret e tyre të shumta dhe herë me gratë e tyre. Lufta e tyre ishte qysh me u pasuruar e me u bë përçarje dhe duke ia pastruar rrugën vedit për pushtetin pas luftës., disa duke i vra pas shpine dhe disa duke i hedhur në pritat e milicisë dhe ushtrisë serbe, e disa duke i hedhur përmes UDB-së nëpër burgje serbe” thotë Naim Miftari.

O Agim Çeku, ish kryeministri i Kosovës, Gjykatën Speciale të Hagës në Kosovë e solli Hashim Thaçi për t’i larguar kundërshtarët e tij, por ja që vetë ra prapa grilave të saj.

Pa marrë parasysh aktakuzën e Prokurorisë në Hagë, Gjykata në Hagë vendimin gjyqësor do ta caktojë vetëm mbi bazën e fakteve dhe të provave.

O Agim Çeku, ish- kryeministri i Kososvës, kalkulimet e tua se gjoja ish- udhëheqësit e Kosovës paskan bërë 10 gabime, por se paskan bërë edhe 20 suksese, janë qesharake dhe se nuk i hanë as fënmijët në kopshtet e fëmijëve.

Është tjetër gje të bësh gabime pa dashje, dhe është krejtësisht tjetër gjë të bësh gabime me dashje, siç është vllavrasja e kundështarëve politikë për pushtet, hajnia, korrupsionmi dhe pasurimi i jashtëligjshëm.

NATO erdhi vetë në Kosovë për ta çliruar Kosovën, dhe do të mbetet në Kosovë nga respekti dhe interesi reciprok, sepse NATO e din se shqiptarët janë kombi më besnik ndaj NATO-s dhe SHBA-ve.

O Agim Çeku, ish kryeministri i Kosovës, beru autokritik dhe thuaji të bardhës të bardhë e të zezës të zezë, sepse pa u distancuar ti, PDK-ja dhe tërë opozita e sotme në Kosovë nga e kaluara e zezë, votuesit në zgjedhjet e ardhëshme nuk do tu japin asnjë votë, edhe pse ju po mundoheni t’i mashtroni sistematikisht votuesit në Kosovë.

Qeveritë, presidencat dhe kryeparlamentarët e 21 viteve të kaluara kurrë më mos ardhshin ta udhëheqin Kosovën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania regjistron rreth 300 mijë refugjatë nga Ukraina

Story i radhës

201 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë