Agim Ademi: Profesor Fehmiu e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futboll 

Prof. Arsim Fehmiu sot ka festuar 90 vjetorin lindjes. Në vitet e 90-ta dha kontribut të madh për futbollin e Kosovës, duke qenë edhe pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Presidenti i FFK-së, Agim Adem, ka fjalë miradije për prof. Fehmiun, njeriun që sakrifikoi shumë për sportin sidomos në vitet e 90-ta në rezistencën kundër pushtuesit serb. 

“Urime ditëlindja prof. Arsim Fehmiu! Sot feston ditëlindjen e 90-të profesor Arsim Fehmiu, njeriu që i dha shumë Kosovës jo vetëm në edukimin e shumë brezave në arsim, por edhe në sport. 

Profesor Fehmiu e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futboll sidomos në periudhën më të vështirë, atë të viteve të 90-ta, për çka FFK ka vendosur ta nderojë me mirënjohje për vepër jetësore. 

Në këtë ditë të veçantë profesor Fehmiut i uroj shëndet të mirë dhe shumë vite tjera të lumtura me familjen dhe shoqërinë.

Urime dhe respekt Profesor!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Rajoni në moment kritik, prania amerikane e rëndësishme

Story i radhës

Më parë punonte si striptiste/ 47 vjeçari shokohet kur e mëson se e dashura e …!

Të fundit nga