Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, paralajmëron se po vijnë ditë të mira sa i përket infrastrukturës së stadiumeve.
Sipas tij, një stadium po merr pamjen por nuk e ka theksuar se për cilin po bëhet fjalë.
“Një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë, por ky më shpejt se 45 ditë (me urgjencë).
Kjo nuk do t’i prishë oraret e as planet tona që çdo 45 ditë të kemi nga një fushë të re futbolli në çdo cep e në çdo anë të Kosovës nga bashkëpunimi FFK dhe Komunat!
Faleminderit UEFA & #FIFA për donacionet!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.