Aggeler me porosi të qarta ndaj BDI-së e Ali Ahmetit!

December 16, 2024
min lexim

Shkup, 16 dhjetor – Zhvillimet e fundit politike në vend kanë marrë kahje tjetër, BDI e harroi edhe pushtetin edhe legjitimitetin. Aktualisht, po bëjnë përpëlitjet e fundit, janë strukur dhe janë të heshtur teksa edhe po ndjekin aksionet e fundit policore në shtëpitë e bashkëpartiakëve të tyre. Artan Grubi në listë të zezë, Adrian Muça i arrestuar, aksion policor e bastisje në shtëpinë e Përparim Bajramit e banesën e Artan Grubit, dyshime për krim në Llotarinë Shtetërore, pra gjithë këto bashkë janë funksionarë e anëtarë të BDI-së. E më rëndë se kaq, ambasadorja amerikane në një paraqitje mediatike tha shkurt dhe qartë, nuk jam befasuar kur e kam parë emrin e Grubit në listë të zezë, shkruan Zhurnal.

BDI po përjeton ditë të zeza –

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler tha se nuk është e habitur që ish-zv. kryeministri, Artan Grubi gjendet në “listën e zezë amerikane”.

“Ky është një argument që sigurt e kam dëgjuar. Unë jam amerikane, dhe shpresoj. Unë besoj në punët pozitive dhe gjithashtu kam shpresë në këtë vend, sepse besoj tek populli i Maqedonisë së Veriut. Besoj në qytetarët e vendit të cilët kërkojnë nga liderët e tyre dhe funksionarët e tyre që të ndërmerren aksione”, tha Aggeler.

Aggeler në “Sloboden Peçat” tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë të japin fryte.

E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e zv. kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeler u përgjigj se “Jo”.

“Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi, askush nuk thotë: “Zot, nuk mund ta besoj”. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar ngushtë me Uashingtonin. Nuk u befasova aspak”, tha Aggeler.

A është ky mesazh për Ali Ahmetin?

Derisa ambasadorja amerika në paraqitje publike mediatike deklaron se nuk është habitur që Grubi është në listë të zezë dhe thotë që në këtë vend të gjithë e dinë se kush është i korruptuar. Kjo deklaratë e ambasadores amerikane mund të interpretohet edhe si mesazh ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, pasi edhe duke qenë i njoftuar se Grubi është i korruptuar ai ka vazhduar ta mbajë afër vetes.

Pra, po flasim për deklaratë precize nga ambasadorja me çka e vulos edhe njëherë vendimin që Grubi është i korruptuar. Por, ajo që krijon habi është fakti se si është përgjigjur lideri Grubit, Ahmeti, ndaj vendimit të futjes së këtij të fundit në listën e zezë.

“Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, z.Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë. Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, kjo ishte përgjigja e Ahmetit kur u pyet nga gazetarët për vendimin e DASH-it që Grubi është futur në listën e zezë.

Përgjigja e Ahmetit dallon shumë nga përgjigja e Aggeler. Derisa Aggeler me ngulm konstaton që secili i njeh ata që janë të korruptuar, Ahmeti akoma lë një rrugë të hapur që Grubi të kundërshtojë faktet. Kjo është absurde dhe në kundërshtim të paparë deri më sot.

Prandaj, edhe kushtimisht thënë “porositë” e ambasadores amerikane, Angela Aggeler, janë shumë të qarta ndaj BDI-së me prijësin Ali Ahmeti, që sa më parë duhet të reformohen sepse çdo mbrojtje e Grubit në këtë formë si e ka bërë Ahmeti, e dëmton edhe subjektin politik por edhe vet Ahmetin si udhëheqës i këtij subjekti që sëfundmi ka marrë tatëpjetën. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksioni policor në Shkup! MPB: Shkatërohet grupi kriminal – nën hetime 18 persona!

Story i radhës

Cana zhvillon takime në KiE: Kosova mundet më mirë në arenën ndërkombëtare

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë