Ageler: Askush nuk është mbi ligjin

December 9, 2024
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – “Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin,” tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X. Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në Listën e Zezë.

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin,” shkruan ambasadorja Ageler në rrjetet sociale.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA zgjeron listën e zezë me dy persona të ri nga Maqedonia e Veriut

Story i radhës

Aleanca për Shqiptarët: Ziadin, Ti zgjodhe Artanin – tani çdo gjë është vonë!

Të fundit nga

ShkoLartë