Aftësia e EU sot për sot është vetëm, aplikimi i sanksioneve!

November 22, 2022
min lexim

Vitet e fundit EU është përballuar me vështirësi të mëdha, pa gjetur rrugëdalje për situatat e komplikuara.

Si pasojë e krizës së tillë Anglia doli nga Unioni duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e saj, kurse Rusia luftonte në shpërbërjen e tërësishme të saj, në mënyrë që t´i luftonte dhe shpartallonte më lehtë secilin shtet veç e veç.

Putini nuk kishte durim të priste më gjatë duke llogaritur se tashmë kishte ardhur momenti, pasi që EU tashmë varet nga energjia e tyre. Po ashtu mendonte se brenda EU kishte përçarje të theksuara, prandaj nuk do të vononte shpërbërja e saj.

Në realitet në EU shumëçka nuk funksionon siç duhet, por me agresionin rus ndaj Ukrainës u arrit një minimum uniteti kundër Rusinë, në mënyrë që të aplikonin sanksione ndaj saj.

Politikisht EU ishte dobësuar dhe vuante edhe më shumë, derisa në krye të SHBA ishte ish presidenti Trump, po me ardhjen e kryetarit të tashëm Biden, marrëdhëniet erdhën duke u përmirësuar, në mënyrë që t´i ktheheshin një normaliteti.

EU është e vetëdijshme se pa një reformim rrënjësor është e bllokuar, sepse të 27 shtetet e saj nuk arrijnë asnjëherë që të flasin me një gjuhë.

Një reformim sidomos pritet nga Gjermania dhe Franca si dy shtete më të fuqishme të unionit, po iniciativat e një reformimi deri më tash kanë dështuar, si rezultat i kundërthënieve të fuqishme.

Nga dështim i reformimit të EU sot më së shumti e përjeton Ballkani mbi supet e tij. Kosova me vite përpiqet për liberalizim të vizave, pa sukses. Zgjerimi kur është në pyetje Ballkani, po ashtu është bllokuar si shenjë e papërgjegjësisë së EU, duke nxitur e rrezikuar ndikimin e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Si krizë e tillë reformimi lindi edhe ideja kontraproduktive ndaj shqiptarëve me idenë e “Ballkanit të Hapur”. Në realitet dështimi më i madh u vërejt edhe me fiaskon e bisedimeve mbi targat mes Kosovës dhe Serbisë, si shenjë e paaftësisë dhe pafuqisë së EU, që shumë lehët mund të përfundoi edhe me konflikt.

Se, sa e ” fuqishme “ është EU dëshmojnë edhe kandidatët e saj Borell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia, dy shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa janë të caktuar në udhëheqjen e bisedimeve. Absurditet, apo si mund ta quash ndryshe.

Prej këtyre dy personaliteteve nuk mund të pritet diçka tjetër, përpos që presionin ta orientonin ndaj Kosovës duke shpresuar se lëshon pe, sesa ndaj Serbisë e cila tërhiqet vetëm nëse ballafaqohet me frikën, sepse tjetër gjuhë nuk njeh.

E vetmja shpresë për të gjetur zgjidhje pra mbeten SHBA dhe faktori shqiptar. Faktori shqiptar duhet me hapa gjigant të ecin përpara duke u zhvilluar dhe forcuar shtetin e së drejtës, nëse mendojnë t´i arrijnë synimet e tyre.

Ndaj faktorit amerikan duhet të tregojmë besueshmëri, që pas vetes pastaj do ta kishin edhe EU.

Duhet kuptuar se të vetmet janë dhe mbeten SHBA, për përfundimin e një marrëveshje me Serbinë.

EU është një fuqi ekonomike dhe financiare, por duhet ta pranoi paaftësinë e saj politike, duke e kanalizuar problemin te ata që i posedojnë mekanizmat për zgjidhje, siç janë SHBA.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësoni 4 mënyra si të lehtësoni dhimbjen e fytit pa ilaçe

Story i radhës

Franca i bën thirrje veçanërisht Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat

Të fundit nga

ShkoLartë