afrimiteti ne ciftin midis nje luani dhe nje luani ndermjet alkimise dhe krenarise 627e68df6a74d

Afrimiteti në çiftin midis një Luani dhe një Luani: ndërmjet alkimisë dhe krenarisë

May 13, 2022
1 minut lexim

Një person i shenjës së Luanit mund të gjejë alter egon e tij tek një person tjetër i shenjës së Luanit. Në të njëjtën kohë, mund ta shohë atë edhe si armikun më të keq. Por afrimiteti mes dy personave të kësaj shenje është tepër i fortë, mbi të gjitha është i pakuptueshëm. Në marrëdhënien e tyre ekziston një aftësi natyrale për ta dëgjuar, për ta kuptuar dhe për ta këshilluar personin tjetër.

Janë këto cilësi që e bëjnë lidhjen Luan-Luan një nga më të fortat, si në aspektin negativ, dhe atë pozitiv. Bashkimi me persona të së njëjtës shenjë, duket sikur na vendos përballë vetes sonë. Kjo gjë është më e shprehur në rastin e Luanit, pasi çdo person i kësaj shenje dëshiron të ndihet unik dhe të jetë në qendër të vëmendjes së personit tjetër. Nëse ata vendosin të qëndrojnë krenarë, atëherë ky është fundi i lidhjes së tyre, pasi dikush duhet të lëshojë pe në një lidhje dhe ata nuk janë natyrë që i japin të drejtë personit tjetër.

Në një lidhje, një Luan mundohet t’i minimizojë problemet, të jetë optimist, besnik dhe të komunikojë sa më tepër me personin tjetër. Lidhja me një Luan tjetër favorizohet edhe nga aspekti seksual, pasi janë shenjë që në shtrat kanë shumë alkimi. Thjesht fakti që janë tepër krenarë, që duan të jenë në qendër të vëmendjes, si dhe të jenë personat më të pëlqyer në angazhime të ndryshme, mund ta bëjë lidhjen e tyre të mos zgjasë gjatë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

agjentet ruse besojne se putini eshte i semure perfundimisht 627e68d7cd8db
Story i mëparshëm

Agjentët rusë “besojnë se Putini është i sëmurë përfundimisht”

kur tradita takohet me te tashmen dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022 23 627e68e62c974
Story i radhës

Kur tradita takohet me të tashmen, Dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022/23

Të fundit nga

Prishtina gati për finalen e madhe

Prishtina është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku nesër (20.00) do të ndeshet me Llapin e Podujevës.  Prishtina dhe Llapi përmes Kupës kërkojnë daljen në Evropë. Prishtina deri
ShkoLartë